Produkte

Disa nga projektet tona.

Custom PCB Design & Manufacturing

Nga projektimi deri te prodhimi dhe montimi i pllakave elektronike, AR HOLDING ofron zgjidhje të plota sipas kërkesave tuaja.

Nga qarqet e thjeshta elektronike deri te pllakat komplekse me shumë shtresa, AR HOLDING projekton dhe zhvillon zgjidhje elektronike nga fillimi deri në përfundim. Procesi përfshin projektimin elektronik, hartimin e skemës elektrike, projektimin e pllakës elektronike, përzgjedhjen e komponentëve, prodhimin e pllakës, montimin e komponentëve SMD dhe atyre me vrima, programimin dhe testimin.Puna realizohet sipas kërkesave tuaja, përshkrimit të funksionimit ose një projekti ekzistues që kërkon përmirësim.

Custom PCB / PCBAEngineering & layoutSMD / THT assemblyEmbedded firmwarePrototype to production
01Concept & schematic
02PCB design & layout
03Manufacture & solder
04Program & test
Electronic design

E shndërrojmë idenë, specifikimet ose prototipin tuaj ekzistues në skemë elektrike, përzgjedhim komponentët e duhur dhe përgatisim planin teknik për realizimin e projektit.

PCB layout & routing

Projektim i pllakave elektronike sipas kërkesave tuaja, me forma të personalizuara, vendosje të komponentëve dhe projektim të detajuar të lidhjeve elektrike, me shqyrtim të dizajnit në 2D dhe 3D.

PCB manufacturing

Prodhimi i pllakave elektronike për prototipe dhe projekte të gatshme për prodhim, me materiale, përmasa dhe përfundim të përshtatur sipas nevojave të projektit tuaj.

Component assembly & soldering

Montimi dhe saldimi i komponentëve SMD dhe atyre me vrima, duke përdorur pajisjet tona profesionale, të ndjekura nga kontrolli vizual dhe testimi elektrik i pllakës elektronike.

Programming & integration

Programimi i mikrokontrolluesve për menaxhimin e sensorëve dhe shkëmbimin e të dhënave, si dhe integrimi i softuerit sipas kërkesave të projektit tuaj.

Testing & production

Testimi fillestar i pllakës elektronike, verifikimi i funksionimit, identifikimi dhe zgjidhja e problemeve, si dhe përmirësimet e nevojshme për kalimin nga prototipi funksional në prodhim të qëndrueshëm.

What we can build

  • Pllaka kontrolli, module I/O, automatizim industrial dhe kontrollorë makinerish sipas porosisë.
  • Pllaka elektronike për menaxhimin e energjisë, komandimin e releve dhe komunikimin, të projektuara sipas kërkesave të projektit tuaj.
  • Prodhim i një prototipi funksional, përshtatje sipas nevojave dhe prodhim në seri, në varësi të projektit tuaj.
Have an idea for an electronic product? Na dërgoni vizatim, fotografi, pllakë ekzistuese ose thjesht përshkruani çfarë duhet të bëjë elektronika.Nga këto ne përcaktojmë projektin.
Discuss your PCB project