Smart HOME
  • Kontrollim i të gjitha pajiseve Elektrike nga telefoni
  • Kontrollim i dyerve dhe roletave
  • Sistem i Alarmeve
  • Kontrollim i automjeteve me GPS
  • Skena automatike

Aplikacioni ju mundëson

Kontrollim në kohë reale nga telefoni juaj i të gjitha pajisjeve elektrike
Aktivizim automatik i skenave sipas orës së caktuar
Matje e harxhimit të energjisë elektrike
Sistem Alarmi me detektorë të: Levizjeve, hapjes së Dyerve, rrjedhjes se Ujit dhe detektorë të Zjarrit
Njoftim me SMS për çdo Alarm
Llogari të veçanta me privilegje të ndryshme për çdo shfrytëzues
Kontrollim i automjeteve me GPS në kohë reale dhe regjistrim i lëvizjeve për 365 ditë
Opsion për hapjen dhe mbylljen e roletave dhe dyerve nga telefoni

Si funksionon?

-Pajisjet tona me WIFI mund të vendosen në priza, çelësa, kabllo ekzistuese dhe çdo pajisje juaj elektrike mund të kthehet në pajisje të mençur (smart), të cilat do të mund ti komandoni nga telefoni juaj në çdo kohë.

Pajisjet elektrike, prizat dhe dritat do të vazhdojnë të funksionojnë edhe me menyrën manuale por ju do të keni statistika të detajuara në aplikacion për çdo lloj përdorimi manual apo nëpërmjet telefonit.

Sistemi i alarmit

Sistemi i alarmit funksionon duke vendosur modemin tonë brenda objektit tuaj dhe në të mund të konektoni një numër ta pakufizuar senzorësh:

• Senzor për detektimin e lëvizjeve (infrared)
• Senzor për detektimin e hapjeve të dyerve ose dritareve
• Senzor për detektimin e rrjedhjeve të ujit
• Senzor për detektimin e tymit dhe zjarrit

Senzorët lidhen me modemin me lidhje pa kabllo (Wireless) dhe mund të vendosen deri ne 150 metra larg modemit

Bateritë e senzorëve kanë një jetëgjatësi 1-2 vjet

Llogari të veçanta

Krijim i llogarive të veçanta në aplikacion për çdo shfrytëzues dhe opsion për caktimin dhe ndryshimin e privilegjeve.

Njoftim me SMS

Opsion për marjen e njoftimeve me SMS për çdo aktivizim të alarmeve

Automatizimi i skenave

Automatizimi i skenave ju mundëson të programoni një grup pajisjesh të ndizen ose fiken sipas një orari të caktuar në ditë të caktuara.

Ndjekje e automjeteve me GPS

Kontrollim dhe Ndjekje e automjeve në kohë reale (24/7 Real-Time)

Inçizim 24 orë i lëvizjeve të automjeteve

Monitorim i shpejtësisë

Statistika të detajuara për çdo automjet