Produkte

Disa nga projektet tona.

Trotinetët elektrikë TROTI nga AR HOLDING

TROTI E-Scooters

Trotinetë elektrike për përdorim të përbashkët, të projektuara dhe prodhuara nga ne, nga korniza deri te programimi. Elektronikë, bateri dhe aplikacion të programuar nga ne.

TROTI është sistemi ynë i trotinetëve elektrikë për përdorim të përbashkët, i prodhuar në Maqedoni. Ne kemi projektuar vetë kornizën, elektronikën, baterinë dhe softuerin, duke mundësuar monitorimin, kufizimin e shpejtësisë dhe mirëmbajtjen e çdo trotineti nga një qendër e vetme kontrolli. Jemi të licencuar për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve, prandaj edhe bateritë prodhohen ne fabrikën tonë. TROTI është projektuar për rrugët e qytetit, jo për laboratorë: është i qëndrueshëm, rezistent ndaj vandalizmit dhe i lehtë për t’u përdorur.

Licensed battery maker

Jemi të licencuar për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve. Projektojmë dhe prodhojmë bateri sipas kërkesave për trotinetë elektrike, biçikleta elektrike, sisteme të ruajtjes së energjisë dhe pajisje të tjera.

Rider app

Zhblloko trotinetën me një QR kod, paguaj përmes aplikacionit, shiko zonat ku lejohet parkimi dhe kontrollo historikun e udhëtimeve.

Fleet control

Hartë në kohë reale, niveli i baterisë, shpejtësia dhe rregullat e zonave, njoftime për rrëzim ose ndërhyrje të paautorizuar dhe bllokim në distancë.

Built for the street

Kornizë çeliku, motor 500 W me frenim rigjenerues dhe elektronikë të projektuar nga ne, me sistem pozicionimi satelitor.

For your city or company

Mund ta operojmë TROTI në qytetin tuaj ose të ndërtojmë një flotë me brendin tuaj.

Technical details

  • Kornizë prej çeliku karboni, e prerë me laser fibër me saktësi 0,1 mm dhe e salduar me laser në atmosferë gazi inert.
  • E lyer me bojë pluhur përmes procesit elektrostatik, pa tretës kimikë, për qëndrueshmëri të lartë në kushte të jashtme.
  • Njësia jonë e kontrollit komunikon vazhdimisht me serverët tanë dhe menaxhon baterinë, shpejtësinë, motorin, zonat e parkimit dhe zonat ku ndalohet përdorimi i trotinetëve.
  • Dy sisteme të pavarura pozicionimi që përdorin GPS, GLONASS dhe Galileo, me gjurmim në kohë reale, 24/7.
  • Akselerometri, xhiroskopi dhe magnetometri zbulojnë rrëzimet dhe ndërhyrjet e paautorizuara, duke njoftuar operatorët.
  • Motor pa furça 48 V, 500 W, me frenim rigjenerues që rikthen energjinë në bateri gjatë frenimit.
  • Bateri litium e prodhuar sipas kërkesave, nën licencën tonë për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve.
  • Bateria ka kaluar me sukses testet UN 38.3 në një laborator të akredituar.
Pyetni për këtë