Products

Some of our projects.

Software & App Development

Software, platforma web, aplikacione mobile dhe infrastrukturë IT sipas porosisë — të zhvilluara dhe mbështetura nga ekipi ynë i inxhinierëve.

Zhvillojmë software sipas mënyrës së punës së biznesit tuaj: nga faqet web, dyqanet online dhe portalet e klientëve deri te ERP, CRM, HRM, aplikacionet mobile dhe platformat e mëdha digjitale me pagesa dhe të dhëna në kohë reale.

Merremi edhe me infrastrukturën: serverë, baza të dhënash, rrjete kompjuterike, switch-e të menaxhueshme, firewall, lidhje VPN dhe komunikim të sigurt ndërmjet zyrave, sistemeve dhe pajisjeve. Aplikacionet tona lidhen drejtpërdrejt me pajisje industriale, kontrollorë elektronikë, sisteme pagesash dhe shërbime të palëve të treta.

E ndjekim projektin nga planifikimi dhe zhvillimi te instalimi, hostimi, monitorimi, kopjet rezervë, përditësimet dhe mbështetja teknike. Komunikoni drejtpërdrejt me inxhinierët që e ndërtojnë dhe mirëmbajnë sistemin.

Custom software development

ERP, CRM, HRM, inventar, raporte, automatizim procesesh dhe aplikacione biznesi të zhvilluara për nevoja konkrete.

Web platforms & e-commerce

Faqe korporative, dyqane online, sisteme rezervimesh, portale klientësh dhe panele administrimi me baza të dhënash.

Mobile app development

Aplikacione Android dhe iOS për klientë e staf, me llogari, njoftime, pagesa, lokacion dhe të dhëna live.

Servers & IT infrastructure

Serverë Linux dhe Windows, hosting, baza të dhënash, virtualizim, instalim, monitorim dhe backup automatik.

Networking & firewall security

Rrjete LAN/WAN, routerë, switch-e të menaxhueshme, VLAN, firewall, qasje në distancë dhe VPN ndërmjet lokacioneve.

System integration & maintenance

API, portale pagesash, shërbime të jashtme, pajisje IoT dhe kontrollorë industrialë, me përditësime dhe mbështetje të vazhdueshme.

Ask about it