Nga projektimi deri te prodhimi dhe montimi i pllakave elektronike, AR HOLDING ofron zgjidhje të plota sipas kërkesave tuaja.
Nga qarqet e thjeshta elektronike deri te pllakat komplekse me shumë shtresa, AR HOLDING projekton dhe zhvillon zgjidhje elektronike nga fillimi deri në përfundim. Procesi përfshin projektimin elektronik, hartimin e skemës elektrike, projektimin e pllakës elektronike, përzgjedhjen e komponentëve, prodhimin e pllakës, montimin e komponentëve SMD dhe atyre me vrima, programimin dhe testimin.Puna realizohet sipas kërkesave tuaja, përshkrimit të funksionimit ose një projekti ekzistues që kërkon përmirësim.
Custom PCB / PCBAEngineering & layoutSMD / THT assemblyEmbedded firmwarePrototype to production
01Concept & schematic
02PCB design & layout
03Manufacture & solder
04Program & test
Electronic design
E shndërrojmë idenë, specifikimet ose prototipin tuaj ekzistues në skemë elektrike, përzgjedhim komponentët e duhur dhe përgatisim planin teknik për realizimin e projektit.
PCB layout & routing
Projektim i pllakave elektronike sipas kërkesave tuaja, me forma të personalizuara, vendosje të komponentëve dhe projektim të detajuar të lidhjeve elektrike, me shqyrtim të dizajnit në 2D dhe 3D.
PCB manufacturing
Prodhimi i pllakave elektronike për prototipe dhe projekte të gatshme për prodhim, me materiale, përmasa dhe përfundim të përshtatur sipas nevojave të projektit tuaj.
Component assembly & soldering
Montimi dhe saldimi i komponentëve SMD dhe atyre me vrima, duke përdorur pajisjet tona profesionale, të ndjekura nga kontrolli vizual dhe testimi elektrik i pllakës elektronike.
Programming & integration
Programimi i mikrokontrolluesve për menaxhimin e sensorëve dhe shkëmbimin e të dhënave, si dhe integrimi i softuerit sipas kërkesave të projektit tuaj.
Testing & production
Testimi fillestar i pllakës elektronike, verifikimi i funksionimit, identifikimi dhe zgjidhja e problemeve, si dhe përmirësimet e nevojshme për kalimin nga prototipi funksional në prodhim të qëndrueshëm.
What we can build
Pllaka kontrolli, module I/O, automatizim industrial dhe kontrollorë makinerish sipas porosisë.
Pllaka elektronike për menaxhimin e energjisë, komandimin e releve dhe komunikimin, të projektuara sipas kërkesave të projektit tuaj.
Prodhim i një prototipi funksional, përshtatje sipas nevojave dhe prodhim në seri, në varësi të projektit tuaj.
Have an idea for an electronic product? Na dërgoni vizatim, fotografi, pllakë ekzistuese ose thjesht përshkruani çfarë duhet të bëjë elektronika.Nga këto ne përcaktojmë projektin.
Softuerë sipas kërkesave tuaja, platforma web, aplikacione mobile dhe infrastrukturë IT, të zhvilluara dhe të mirëmbajtura nga ekipi ynë i inxhinierëve.
Ne zhvillojmë softuerë sipas mënyrës së funksionimit të biznesit tuaj, nga faqet e internetit, dyqanet online dhe portalet për klientët deri te sistemet ERP, CRM dhe HRM, aplikacionet mobile dhe platformat e mëdha digjitale me pagesa dhe të dhëna në kohë reale.
Ne kujdesemi edhe për infrastrukturën që mundëson funksionimin e softuerëve, duke përfshirë serverët, bazat e të dhënave, rrjetet kompjuterike, switch-et e menaxhueshme, muret mbrojtëse (firewall), lidhjet VPN dhe komunikimin e sigurt ndërmjet zyrave, sistemeve dhe pajisjeve. Aplikacionet tona mund të lidhen drejtpërdrejt me pajisjet industriale, njësitë elektronike të kontrollit, sistemet e pagesave dhe shërbimet e palëve të treta.
Ekipi ynë kujdeset për të gjitha fazat e projektit, nga planifikimi dhe zhvillimi deri te instalimi, hostimi, monitorimi, kopjet rezervë, përditësimet dhe mbështetja teknike.Komunikoni drejtpërdrejt me inxhinierët që e ndërtojnë dhe mirëmbajnë sistemin.
Custom software development
Sisteme ERP, CRM dhe HRM, menaxhim i stoqeve, raporte, automatizim i proceseve të punës dhe aplikacione biznesi të krijuara sipas nevojave tuaja.
Web platforms & e-commerce
Faqe interneti për kompani, dyqane online, sisteme rezervimi, portale për klientët dhe panele administrimi të lidhura me bazat e të dhënave.
Mobile app development
Aplikacione për Android dhe iOS për klientët dhe stafin, me llogari përdoruesish, njoftime, pagesa, shërbime të vendndodhjes dhe të dhëna në kohë reale.
Servers & IT infrastructure
Serverë Linux dhe Windows, hostim, baza të të dhënave, virtualizim, instalim dhe konfigurim i sistemeve, monitorim dhe kopje rezervë automatike.
Networking & firewall security
Rrjete LAN/WAN, rutera, switch-e të menaxhueshme, VLAN, firewall, lidhje VPN për qasje në distancë dhe lidhje të sigurta ndërmjet lokacioneve.
System integration & maintenance
Integrim me API, sisteme pagesash, shërbime të palëve të treta, pajisje IoT dhe kontrollues industrialë, me përditësime të vazhdueshme dhe mbështetje teknike.
Përpunim preciz i metaleve, përpunim i materialeve jometalike, prodhim i pjesëve plastike sipas porosisë dhe trajtim përfundimtar i produkteve industriale – nga projekti deri te produkti i gatshëm.
Ne prodhojmë pjesë sipas kërkesës për makineri, pajisje elektronike, pajisje industriale dhe kuti metalike. Përpunimi i metaleve përfshin prerjen me laser fibër të llamarinës, tubave dhe profileve, përkuljen me presa elektro-hidraulike, saldimin me laser dhe përpunimin me CNC. Punojmë me çelik, çelik inox, çelik të galvanizuar dhe alumin, nga prodhimi i pjesëve të veçanta deri te seritë e prodhimit.
Për materialet jometalike, ofrojmë prerje dhe gravurë me laser CO₂, si dhe frezim dhe shpim me CNC të akrilikut, polikarbonatit, MDF-së, kompensatës, materialeve kompozite dhe plastikave teknike. Gjithashtu, prodhojmë prototipa dhe pjesë të ndryshme sipas projekteve CAD, si mbajtëse, kasa, pajisje ndihmëse dhe pjesë zëvendësuese, përmes printimit 3D dhe përpunimit të plastikës.
Përfundimi i produktit dhe vendosja e logos mund të realizohen në të njëjtin proces, duke përfshirë printimin UV dhe digjital, etiketat, grafikat etj. Na dërgoni vizatimin teknik, modelin 3D ose një mostër të produktit, së bashku me materialin, përmasat dhe sasinë e kërkuar.
Metal laser cutting
Prerje precize me laser , tubave dhe profileve prej çeliku, çeliku inox, çeliku të galvanizuar dhe aluminit.
Bending, welding & CNC machining
Lakim i llamarinës me presa elektro-hidraulike, saldim me laser, frezim dhe prerje me CNC për pjesë metalike dhe konstruksione të prodhuara sipas kërkesës.
Non-metal laser & CNC processing
Prerje dhe gravurë me laser CO₂, si dhe prerje dhe përpunim me CNC të akrilikut, polikarbonatit, MDF-së, kompensatës, materialeve kompozite dhe plastikave teknike.
3D design & plastic manufacturing
Modelim 3D me CAD, printim preciz 3D, prodhim të shpejtë të prototipave dhe formësim të plastikës me injektim për kasa, mbajtëse, pajisje ndihmëse dhe pjesë funksionale.
Industrial printing & finishing
Printim UV dhe digjital, dekorim i sipërfaqeve, grafika për produkte, etiketa dhe vendosje e logos sipas kërkesës, për metal, akrilik, xham, dru dhe plastikë.
Prototypes & production batches
Prodhim i pjesëve unike, prototipave, përshtatje e dizajnit dhe prodhim në seri të vogla ose të mëdha, sipas specifikimeve tuaja.
Materials & applications
Metals: çelik karboni, inox, çelik i galvanizuar, alumin, llamarinë, tuba dhe profile.
Non-metals: akrilik, polikarbonat, PVC, MDF, kompensatë, kompozite dhe plastika teknike.
3D printing: PLA, PETG dhe materiale të tjera termoplastike teknike, të përshtatshme për prototipa dhe pjesë funksionale.
Finished products: kuti elektronike, panele kontrolli, mbajtëse, pjesë mekanike, vegla ndihmëse, mbulesa makinerish, tabela dhe komponentë të brenduar.
Sisteme automatike për parkingje, me barriera, kamera, pagesa dhe menaxhim qendror.
Ne projektojmë dhe instalojmë sisteme të plota parkimi për objekte private, qendra tregtare, parkingje publike dhe komuna, duke përfshirë terminale hyrje-daljeje, barriera automatike, kamera për njohjen e targave, pajisje pagese, aplikacione mobile dhe programe menaxhimi. Hyrja në parking mundësohet përmes biletës me QR kod, kartelës RFID ose njohjes automatike të targave, ndërsa hyrjet, daljet, tarifat dhe pagesat menaxhohen nga një platformë e vetme.
Pajisjet përshtaten sipas nevojave të çdo parkingu. Ne prodhojmë vetë kabinat e terminaleve dhe barrierave, me panele të personalizuara, ngjyra sipas katalogut RAL, ekrane, tregues LED dhe udhëzime zanore. Për parkimin në rrugë ofrojmë pagesa sipas zonave përmes SMS-it, aplikacionit mobil dhe kartelave me parapagesë, si dhe mjete për leje parkimi, kontroll dhe administrim. Sistemet mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, përmes një serveri lokal ose me sinkronizim në cloud.
Entry & exit terminals
Bileta me QR kod ose barkod, printim termik 58 mm, skanim biletash dhe shpërndarje ose grumbullim automatik të kartelave RFID. Lexues për kartelat e banorëve dhe ekrane me ngjyra sipas nevojave të çdo instalimi.
Automatic barriers & safety
Rampa automatike me motor modern, sensorë për praninë e automjeteve, mbrojtje nga përplasjet, telekomandë dhe mundësi hapjeje manuale.
Number plate recognition
Kamerat njohin automatikisht targat e automjeteve gjatë hyrjes dhe daljes, edhe gjatë natës, duke mundësuar verifikimin e biletave, abonimeve, lejeve të parkimit dhe regjistrimin e çdo hyrjeje e daljeje.
Parking payments
Pagesa e parkingut në arkë, në terminale automatike, përmes SMS-it, QR kodit, aplikacionit mobil me kartelë bankare ose kartelave me kredit të parapaguar.
Street & zone parking
Menaxhimi i zonave të parkimit, tarifave, pagesave me SMS dhe aplikacion mobil, kartelave me parapagesë, kartelave të parkimit për banorët dhe kontrollit të parkimit nga një platformë e vetme.
Residents, season passes & access rules
Menaxhimi i kartelave mujore dhe vjetore, hyrjes për punonjësit dhe personat VIP, afateve të vlefshmërisë, orareve, kartelave të bllokuara dhe rregullave që parandalojnë përdorimin e së njëjtës kartelë nga disa persona.
Central control & reporting
Monitoroni hyrjet, daljet, pagesat, vendet e lira të parkimit dhe veprimet e operatorëve. Menaxhoni përdoruesit, autorizimet, tarifat, pajisjet dhe raportet nga një panel administrimi online.
Standalone, local or cloud
Zgjidhni funksionimin e pavarur, përmes një serveri lokal, me sinkronizim në cloud ose me menaxhim të plotë në cloud. Sistemi mund të vazhdojë të funksionojë lokalisht edhe kur ndërpritet lidhja me internetin.
Terminal & barrier equipment
Kuti terminalesh të prodhuara nga çeliku i karbonit, çeliku i galvanizuar ose inoksi, me përfundim cilësor dhe ngjyrë sipas katalogut RAL.
Mundësi zgjedhjeje mes akrilikut me printim UV, panelit të gdhendur, xhamit të temperuar ose metalit rezistent ndaj vandalizmit, me ndriçim RGB të programueshëm për tregimin e statusit të pajisjes.
Ekran me ngjyra sipas dëshirës, buton i ndriçuar për marrjen e biletës, udhëzime zanore në disa gjuhë dhe interfon me audio ose video për komunikim me operatorin.
Printer termik industrial 58 mm me prerëse automatike, për printimin e biletave me QR kod, datë, orë dhe informacione të personalizueshme, ose pajisje për shpërndarjen dhe grumbullimin automatik të kartelave RFID.
Lexues për kartela RFID me frekuencë 125 kHz ose 13.56 MHz, për identifikimin e përdoruesve, me mundësi leximi të kartelave MIFARE Classic dhe MIFARE DESFire. Gjithashtu, skanerë për leximin e barkodeve dhe QR kodeve nga biletat e printuara ose direkt nga ekrani i telefonit mobil.
Kamera për njohjen automatike të targave (ANPR), me rezolucion 2688 × 1520 pikselë, ndriçim infra të kuq për identifikim gjatë natës, mbrojtje nga uji dhe pluhuri sipas standardit IP67 dhe rezistencë ndaj goditjeve sipas standardit IK10.
Rampa automatike me motor modern, kontroll të saktë të lëvizjes, sensorë për praninë e automjeteve, mbrojtje nga përplasjet dhe furnizim rezervë me energji elektrike si opsion.
Parking management & payment
Parkim me bileta, hyrje dhe dalje pa bileta përmes njohjes së targave, kartela me parapagesë dhe kartela për rezidentët ose për parkim sezonal, sipas konfigurimit të parkingut.
Pagesa manuale ose automatike, përmes SMS-it, lidhjeve për pagesë me QR kod, kartelave bankare Visa dhe Mastercard, aplikacioneve mobile dhe kartelave me parapagesë.
Përcaktimi i kapacitetit të parkingut, numri i vendeve të lira në kohë reale, tarifat, orari i funksionimit, kalendari i festave dhe ndryshimet e përkohshme nga operatori.
Qasje e kontrolluar sipas roleve për arkëtarët, mbikëqyrësit dhe administratorët, me historik të transaksioneve dhe regjistrim të çdo veprimi të operatorëve me datë dhe orë.
Ekrane informuese për parkingun, njoftime zanore, sinjale ndriçuese RGB për tregimin e statusit dhe mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë me operatorin përmes interfonit.
Funksionim i pavarur, përmes serverit lokal, me lidhje lokale dhe cloud ose drejtpërdrejt në cloud. Kur ndërpritet interneti, të dhënat mund të përpunohen lokalisht dhe të sinkronizohen automatikisht kur lidhja rikthehet, sipas konfigurimit të sistemit.
Turnikete, porta automatike dhe sisteme elektronike të kontrollit të hyrjes, me pajisje të prodhuara sipas kërkesës, identifikim inteligjent dhe programe për menaxhimin e të gjithë sistemit.
Ne projektojmë dhe integrojmë sisteme të kontrollit të hyrjes për zyra, shkolla, fabrika, ndërtesa publike, atraksione turistike dhe qendra skijimi. Sistemet tona përshtaten për hyrje të vetme ose për disa pika hyrjeje, duke kombinuar pajisje të besueshme për kontrollin e kalimit, identifikimin elektronik, rregullat e qasjes dhe një platformë qendrore për menaxhim. Gjithashtu, integrojmë turnikete të mbyllura, porta me hapje anësore ose rrëshqitëse, dyer me kontroll elektronik dhe shtylla hidraulike, sipas nevojave të objektit.
Çdo hyrje verifikohet sipas statusit të biletës ose kartelës, zonës së lejuar, periudhës së vlefshmërisë dhe kufizimeve kohore, përpara se të lejohet kalimi. Sistemi regjistron hyrjet e lejuara dhe të refuzuara, menaxhon përdoruesit ditorë dhe sezonalë dhe ndihmon në parandalimin e përdorimit të përsëritur ose të përbashkët të së njëjtës biletë apo kartelë. Operatorët mund të menaxhojnë pajisjet, përdoruesit dhe autorizimet përmes një paneli online. Në konfigurimet me server lokal, sistemi mund të vazhdojë të funksionojë edhe kur ndërpritet lidhja me internetin.
Turnstiles & controlled entrances
Turnikete me tripod dhe turnikete të mbyllura, porta hyrëse me hapje anësore ose rrëshqitëse, dyer me kontroll elektronik dhe pajisje të tjera hyrëse, të përzgjedhura sipas nevojave të objektit dhe fluksit të njerëzve.
RFID cards & smart identification
Kartela pa kontakt me frekuencë 125 kHz, si dhe lexues opsionalë 13.56 MHz për kartelat MIFARE Classic dhe MIFARE DESFire, për stafin, banorët, vizitorët dhe mbajtësit e kartelave sezonale.
QR tickets & mobile access
Skanim i barkodeve dhe QR kodeve nga biletat e printuara, kartelat plastike ose ekrani i telefonit. Mundësi integrimi me NFC dhe identifikim përmes telefonit mobil, në lidhje me sistemin online të biletave ose aplikacionin mobil.
Optional face recognition
Mundësi për verifikimin e fytyrës për kartela personale ose për të parandaluar përdorimin e tyre nga persona të tjerë, si mënyrë kryesore identifikimi ose në kombinim me RFID, QR kod ose NFC.
Passes, zones & access rules
Kartela ditore, sezonale, për punonjës dhe VIP, me afat vlefshmërie, zona të lejuara, orare përdorimi, mundësi bllokimi dhe rregulla për parandalimin e hyrjes së përsëritur me të njëjtën kartelë.
Custom hardware & user feedback
Kuti metalike të prodhuara në fabrikën tonë, me ngjyra sipas katalogut RAL, drita LED për tregimin e statusit, mesazhe zanore dhe ekrane me ngjyra sipas dëshirës, të përshtatura për çdo instalim.
Central management & monitoring
Menaxhim përmes platformës online i pajisjeve, përdoruesve, biletave dhe autorizimeve, me monitorim në kohë reale të statusit të pajisjeve online dhe offline, regjistrim të kalimeve, raporte dhe diagnostikim në distancë.
Standalone, local & cloud operation
Funksionim i pavarur i pajisjeve ose grupeve të tyre, me server lokal që punon edhe pa internet, si dhe mundësi për sinkronizim me cloud dhe menaxhim qendror në distancë.
Turnstile equipment & identification
Mekanizma turniketi me tripod, të projektuar për kalim të shpeshtë, që lejojnë hyrjen vetëm pas verifikimit të suksesshëm dhe bllokojnë kalimin kur bileta ose kartela është e pavlefshme, e skaduar ose e bllokuar.
Kabina metalike të personalizuara prej çeliku të karbonit, çeliku të galvanizuar ose çeliku inox, të prera me lazer dhe të përpunuara me saktësi, me ngjyra sipas katalogut RAL dhe mbrojtje shtesë ndaj kushteve atmosferike sipas kërkesës.
Lexues RFID për kartela me frekuencë 125 kHz ose, sipas kërkesës, 13.56 MHz për kartelat MIFARE Classic dhe MIFARE DESFire. Konfigurimi përcaktohet sipas lexuesit të zgjedhur dhe kërkesave të sigurisë.
Skanerë për barkode dhe QR kode nga biletat e printuara, kartelat plastike ose direkt nga telefoni mobil, me mundësi shtesë për hyrje përmes NFC-së dhe njohjes së fytyrës.
Tregues LED me ngjyra RGB të konfigurueshme dhe mesazhe zanore në disa gjuhë për hyrjet e lejuara ose të refuzuara, kartelat e skaduara ose të bllokuara, gabimet dhe mënyrat e mirëmbajtjes.
Ekrane me ngjyra për shfaqjen e detajeve të biletës, udhëzimeve dhe statusit të hyrjes. Pajisjet mund të përshtaten edhe për ambiente me temperatura të ulëta, lagështi të lartë ose ndryshime të mëdha të temperaturës.
Access management & system software
Kategoritë e biletave dhe kartelave, me data aktivizimi dhe skadimi, zona të lejuara, vlefshmëri ditore ose sezonale, orare të caktuara dhe kufizime për hyrjet e përsëritura.
Parandalimi i hyrjeve të përsëritura me të njëjtën biletë ose kartelë, bllokimi i tyre, pezullimi i përdoruesve, vazhdimi i vlefshmërisë së biletave dhe kartelave, si dhe regjistrimi i detajuar i çdo hyrjeje ose refuzimi me datë dhe orë.
Menaxhim përmes platformës online me autorizime të veçanta për operatorët, mbikëqyrësit dhe administratorët, regjistrim të përdoruesve, konfigurim të pajisjeve dhe historik të aktiviteteve që mund të kërkohet sipas kritereve të ndryshme.
Monitorim i pajisjeve në kohë reale, me informacione për lidhjen, komunikimin e fundit, numrin e kalimeve, defektet dhe alarmet, si dhe mundësi për diagnostikim në distancë dhe përditësim të programeve të brendshme të pajisjeve.
Raporte sipas periudhës, pajisjes, hyrjes, kategorisë së përdoruesve ose llojit të abonimit, me eksport sipas konfigurimit.
Konfigurime të pavarura, me server lokal ose tërësisht në cloud. Në konfigurimet që mbështesin funksionimin pa internet, të dhënat përpunohen lokalisht dhe sinkronizohen automatikisht kur lidhja rikthehet.
Funksione opsionale në aplikacion mobil për bileta digjitale, rinovim abonimesh, hyrje QR/NFC dhe veprime të autorizuara të operatorit.
Pajisje elektronike inteligjente, programe automatizimi dhe aplikacione për iOS dhe Android, të projektuara dhe zhvilluara nga ekipi ynë i inxhinierëve. Ofrojmë zgjidhje edhe për ndërtesat ekzistuese.
Ne projektojmë dhe prodhojmë pajisje elektronike dhe sisteme kontrolli me sensorë, që mundësojnë menaxhimin inteligjent të shtëpive, apartamenteve, zyrave dhe ndërtesave komerciale. Sistemet tona mund të instalohen edhe në ndërtesa ekzistuese, në varësi të instalimeve elektrike dhe pajisjeve që kanë, ose të planifikohen që në fazën e ndërtimit të një objekti të ri. Kontrolloni ndriçimin, pajisjet elektrike, dyert, dyert e garazhit dhe barrierat e hyrjes përmes aplikacionit në telefon, çelësave në mur ose programeve automatike sipas orarit.
Sistemi mund të përfshijë sensorë lëvizjeje, alarme tymi, sensorë për zbulimin e rrjedhjeve të ujit, sensorë drite, sensorë për dyer dhe dritare, sensorë temperature dhe pajisje alarmi. Ai mund t’ju dërgojë njoftime, të ndezë ose të fikë pajisjet e lidhura dhe të kryejë veprime automatike sipas orarit, të dhënave të sensorëve ose komandave tuaja. Çdo sistem konfigurohet sipas nevojave konkrete të ndërtesës.
Ne prodhojmë pajisje elektronike dhe zhvillojmë softuerin që i kontrollon ato. Kjo përfshin qarqe elektronike sipas kërkesave tuaja, njësi kontrolli, programe të integruara në pajisje, platforma serverësh, panele administrimi përmes internetit dhe aplikacione për telefona.Për prodhuesit, kompanitë e instalimit dhe markat e tjera, ofrojmë zgjidhje të plota me markën tuaj. Ne projektojmë dhe prodhojmë pajisjet elektronike dhe zhvillojmë aplikacione për Android dhe iOS, të personalizuara me emrin, logon dhe identitetin vizual të kompanisë suaj.
Custom devices & retrofit modules
Njësi elektronike kontrolli, qarqe me rele dhe module për lidhjen e sensorëve, të projektuara për instalime të reja ose për integrim me çelësat dhe sistemet elektrike ekzistuese të përputhshme.
Lighting & appliance control
Kontrolloni dhe automatizoni ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, prizat dhe pajisjet elektrike të lidhura me sistemin. Mund t’i përdorni manualisht, t’i programoni sipas orarit ose të krijoni skenarë automatikë sipas nevojave tuaja.
Alarms & movement detection
Sensorë lëvizjeje, sensorë për dyer dhe dritare, pajisje alarmi, sirena dhe njoftime automatike. Sistemi mund të aktivizojë veprime të caktuara kur zbulon lëvizje ose sinjalizon një rrezik për sigurinë.
Smoke, water & environmental sensors
Monitoroni sinjalet e alarmit për tym, zbuloni rrjedhjet e ujit dhe kontrolloni temperaturën dhe ndriçimin e ambienteve. Merrni njoftime në telefon dhe përcaktoni veprime automatike, si ndryshimi i ndriçimit ose mbyllja automatike e furnizimit me ujë, nëse është instaluar kjo mundësi.
Doors, garages & barrier gates
Kontrolloni përmes aplikacionit bravat elektrike, dyert e garazhit, barrierat automatike dhe sistemet e hapjes së portave, nëse janë të përputhshme me sistemin. Sipas konfigurimit, mund të shihni edhe nëse dera ose porta është e hapur apo e mbyllur.
Automation, scenes & schedules
Krijoni rregulla automatike sipas orarit, lëvizjeve, dritës së ditës ose të dhënave nga sensorët. Mund të ndërhyni dhe t’i kontrolloni pajisjet manualisht në çdo kohë, si dhe të aktivizoni mënyra të veçanta të funksionimit.
Branded iOS & Android applications
Aplikacione mobile të krijuara posaçërisht për biznesin ose produktin tuaj, me emrin, logon, ngjyrat dhe gjuhët e markës suaj, si dhe me funksionet që u nevojiten klientëve tuaj.
Management software & integration
Panele administrimi përmes internetit, konfigurim të pajisjeve, menaxhim të llogarive, njoftime dhe regjistrim të aktiviteteve. Sistemi mund të integrohet me platforma të tjera dhe të menaxhohet nga distanca, në varësi të pajisjeve dhe funksioneve të mbështetura.
Electronic devices & building control
Pllaka elektronike kontrolli të projektuara sipas nevojave tuaja, me programe të integruara dhe kuti mbrojtëse për pajisjet. Ato mundësojnë kontrollin e ndriçimit, pajisjeve elektrike, portave automatike dhe pajisjeve të tjera të përputhshme përmes daljeve me rele ose kontakteve pa tension.
Sistemi mbështet sensorë për lëvizje, hapje të dyerve dhe dritareve, ndriçim, temperaturë dhe lagështi, si dhe sensorë për zbulimin e pranisë së ujit. Gjithashtu, mundëson integrimin me pajisje të përshtatshme për alarmimin e tymit.
Përshtatje me ndërprerësit ekzistues të ndriçimit dhe instalimet elektrike të ndërtesës, kur kabllimi dhe kushtet teknike e lejojnë, ose realizim i një instalimi tërësisht të ri, të projektuar sipas kërkesave të projektit.
Skenarë automatikë, si ndezja e dritave në korridor kur dikush kalon, aktivizimi i ndriçimit të jashtëm pas errësimit, kontrolli i pajisjeve elektrike sipas orarit dhe dërgimi i njoftimeve në rast alarmi ose rrjedhjeje uji.
Mundësohet edhe integrimi me brava elektrike, porta automatike, barriera parkimi, dyer garazhi, pompa, ventilatorë, roleta dhe pajisje të tjera elektrike që mund të kontrollohen nga sistemi.
Tregues statusi të konfigurueshëm, kontroll manual dhe lokal sipas elektronikës dhe rrjetit të instaluar.
Software, mobile apps & custom branding
Zhvillim i plotë, nga projektimi i pllakave elektronike dhe programeve të integruara në pajisje deri te softueri i serverëve, panelet e administrimit në internet dhe aplikacionet për iOS dhe Android.
Pajisje elektronike dhe softuer të personalizuar për kompaninë tuaj, me funksione sipas kërkesave të produktit, emrin dhe ngjyrat e markës suaj, pamjen e aplikacionit, gjuhët dhe të gjitha elementet që shfaqen për klientët.
Kontrolli i pajisjeve përmes aplikacionit, organizimi i dhomave dhe pajisjeve në grupe, caktimi i orareve sipas dëshirës, shfaqja e të dhënave nga sensorët, njoftimet për ngjarjet dhe përcaktimi i lejeve të përdoruesve.
Zgjidhje për shtëpi individuale dhe instalime më të mëdha që përfshijnë disa dhoma, ndërtesa, lokacione ose klientë, në varësi të projektit.
Kontroll përmes rrjetit lokal, me mundësi për qasje nga distanca dhe integrim me serverë. Lidhja dhe funksionimi pa internet përcaktohen sipas konfigurimit të secilit sistem.
Zhvillim i zgjidhjeve të personalizuara për lidhjen dhe komunikimin me pajisje të tjera, sisteme ekzistuese të ndërtesave ose aplikacione biznesi. Ofrojmë gjithashtu instalimin, përditësimet dhe mbështetjen teknike.
Evidentimi i orarit të punës, identifikimi i punonjësve dhe kontrolli i hyrjes në ambiente, përmes pajisjeve elektronike, programeve të integruara dhe softuerit HRM të zhvilluar nga AR HOLDING.
Ne projektojmë dhe prodhojmë terminalet për evidentimin e orarit të punës, si dhe softuerin që i kontrollon ato. Punonjësit mund të identifikohen përmes njohjes së fytyrës, gjurmës së gishtit, kartelës me afrim ose një metode tjetër, sipas konfigurimit të sistemit. Emri, fotografia e profilit dhe rezultati i identifikimit mund të shfaqen në ekran së bashku me një mesazh zanor ose një tingull të personalizuar.
E njëjta platformë mundëson menaxhimin e të dhënave të punonjësve, orareve të punës, vijueshmërisë, pajisjeve të lidhura dhe hyrjeve të kontrolluara në një ose disa lokacione. Administratorët mund të shohin se cilët punonjës janë të pranishëm, të kontrollojnë vonesat dhe rastet kur nuk është regjistruar dalja nga puna, të menaxhojnë të drejtat e hyrjes dhe të gjenerojnë raporte ditore, sipas grupeve ose për secilin punonjës veçmas. Ne zhvillojmë vetë pajisjet elektronike, programet që mundësojnë funksionimin e tyre dhe softuerin e menaxhimit, duke e përshtatur sistemin sipas mënyrës së organizimit dhe nevojave të secilit klient.
Face recognition
Identifikim i shpejtë i punonjësve përmes njohjes së fytyrës, pa pasur nevojë të prekin pajisjen. Identiteti konfirmohet në ekran përmes fotografisë dhe emrit të punonjësit, si dhe rezultatit të identifikimit. Sipas konfigurimit, pajisja mund të japë edhe një mesazh zanor të personalizuar.
Fingerprint scanner
Evidentimi i orarit të punës dhe kontrolli i hyrjes përmes gjurmës së gishtit. Sistemi mundëson regjistrimin e gjurmëve të gishtërinjve të punonjësve, verifikimin e identitetit dhe sinkronizimin e të dhënave përkatëse ndërmjet terminaleve të përputhshme.
RFID & NFC identification
Kartela RFID dhe varëse çelësash me frekuencë 125 kHz, kartela MIFARE Classic dhe DESFire me frekuencë 13.56 MHz, si dhe opsione NFC, në varësi të terminalit dhe instalimit.
Our own devices & software
Pajisje elektronike të personalizuara për evidentimin e orarit të punës, programe të integruara, ekrane me ngjyra dhe platformë HRM për menaxhim të centralizuar, të projektuara dhe zhvilluara nga AR HOLDING.
Personalized screen & sound
Shfaqni emrin, fotografinë e profilit dhe rezultatin e identifikimit të punonjësit në ekran. Përdorni mesazhe zanore standarde ose regjistrime të personalizuara në shqip, maqedonisht, anglisht dhe gjuhë të tjera.
Shifts, hours & attendance
Përcaktoni ditët e punës, oraret e turneve dhe pushimet sipas grupeve të punonjësve. Ndiqni hyrjet dhe daljet, orët e punuara, vonesat, largimet para kohe, regjistrimet e munguara, mungesat dhe diferencat në orarin e punës.
Multi-device & multi-site management
Caktoni punonjësit në disa terminale, sinkronizoni të dhënat e identifikimit dhe gjurmët e gishtërinjve të mbështetura nga sistemi, si dhe kontrolloni statusin online/offline, lidhjen e fundit dhe përditësimet në pritje nga një panel i vetëm web.
Door, barrier & gate control
Lidhni sistemin e evidencës së orarit të punës me kontrolluesit e dyerve dhe pikat e ndryshme të hyrjes. Mund të komandoni në distancë barrierat dhe shtyllat automatike, të shihni statusin në kohë reale dhe të ruani historikun e komandave.
Live dashboard & HRM reports
Monitoroni vijueshmërinë dhe aktivitetin e identifikimit të punonjësve. Shikoni raporte ditore, sipas grupeve, periudhave ose për secilin punonjës veçmas, duke përfshirë orët shtesë, orët e paplotësuara, vonesat dhe statistikat e mungesave.
Employee access & integration
Punonjësit mund të kontrollojnë vijueshmërinë dhe raportet e tyre. Sipas nevojës, mund të integrohen edhe funksione përmes aplikacionit mobil, si regjistrimi i orarit të punës me GPS për punonjësit që punojnë në terren.
Identification & terminal features
Mundësi identifikimi pa kontakt përmes kartelave RFID me frekuencë 125 kHz, kartelave MIFARE Classic dhe DESFire me frekuencë 13.56 MHz, si dhe NFC.
Njohja e fytyrës: identifikim pa kontakt dhe shfaqje e personalizuar e të dhënave në terminalet përkatëse.
Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve: regjistrimi i punonjësve, verifikimi i identitetit dhe sinkronizimi i të dhënave ndërmjet terminaleve të përputhshme.
Ekrane me ngjyra që shfaqin fotografinë dhe emrin e punonjësit, statusin e identifikimit dhe mesazhe të personalizuara.
Udhëzime zanore të konfigurueshme në shqip, maqedonisht, anglisht ose gjuhë të tjera sipas kërkesës, si dhe mundësi për mesazhe zanore MP3 të personalizuara për secilin punonjës.
Regjistrimi i centralizuar dhe caktimi i fotografive, kartelave dhe gjurmëve të gishtërinjve të punonjësve në pajisje, si dhe sinkronizimi i tyre ndërmjet terminaleve të përputhshme.
Kontrolli në distancë i statusit të pajisjeve, verifikimi i sinkronizimit dhe konfigurimi i Wi-Fi përmes panelit të administrimit.
HRM software & access management
Panel me të dhëna në kohë reale për punonjësit e pranishëm, që mungojnë, që janë vonuar ose që ende nuk kanë regjistruar daljen nga puna, si dhe për aktivitetin e identifikimit dhe statusin e pajisjeve të lidhura.
Profilet e punonjësve, departamentet dhe grupet, oraret e punës, kalendarët e ditëve të punës, pushimet gjatë orarit dhe kuotat vjetore të pushimit.
Raporte ditore, sipas grupeve dhe periudhave, si dhe për secilin punonjës veçmas, me të dhëna për orët e punuara, bilancin e orëve shtesë ose të paplotësuara, vonesat, largimet para kohe dhe ditët me evidencë të paplotë.
Raporte ditore, sipas grupeve dhe periudhave,për secilin punonjës veçmas, me të dhëna për orët e punuara, bilancin e orëve shtesë ose të paplotësuara, vonesat, largimet para kohe dhe ditët me evidencë të paplotë.
Menaxhim me nivele të ndryshme autorizimi dhe llogari individuale për punonjësit. Raportet mund të printohen ose të ruhen në formatin PDF.
Mundësi për menaxhimin e centralizuar të barrierave dhe shtyllave automatike të lidhura me sistemin, me shfaqjen e statusit në kohë reale, komandimin në distancë dhe ruajtjen e historikut të veprimeve.
Menaxhimi i disa vendeve të punës ose pikave të hyrjes përmes një sistemi të vetëm, me konfigurimin e pajisjeve dhe softuerit sipas karakteristikave të instalimit.
Pajisje GPS dhe softuer për menaxhimin e automjeteve, me përcjellje në kohë reale, historik të lëvizjeve, njoftime për drejtimin dhe mundësi për marrjen e të dhënave të automjetit përmes OBD-së.
Ne zhvillojmë pajisje elektronike për gjurmimin GPS, programe të integruara dhe platformë softuerike që funksionojnë si një sistem i vetëm. Pajisjet tona GPS mund të instalohen në vetura, furgonë, kamionë, autobusë, automjete shërbimi dhe makineri pune. Sistemi ju mundëson të kontrolloni vendndodhjen e automjeteve, të shihni udhëtimet e kryera dhe të monitoroni lëvizjet e tyre përmes platformës web ose aplikacionit mobil.
Monitoroni itineraret, ndalesat, kohëzgjatjen e udhëtimeve dhe distancën e përllogaritur nga GPS-i. Merrni njoftime për tejkalimin e shpejtësisë, lëvizjet jashtë zonave të përcaktuara ose lëvizjet e pazakonta të automjetit. Për automjetet e përputhshme, lidhja OBD-II ose CAN mundëson edhe marrjen e të dhënave nga vetë automjeti, si kilometrazhi, rrotullimet e motorit, shpejtësia, tensioni i baterisë dhe informacionet për defektet e diagnostikuara. Të dhënat e disponueshme varen nga modeli i automjetit dhe pajisjet e instaluara të gjurmimit.
Ne projektojmë edhe softuerin sipas nevojave të biznesit tuaj, me profile për automjetet dhe shoferët, grupe automjetesh, raporte, njoftime për mirëmbajtje, nivele të ndryshme të qasjes për përdoruesit dhe integrim me sisteme të tjera të biznesit. Për autobusët dhe transportin publik, të dhënat e gjurmimit mund të lidhen me platformat e informimit të udhëtarëve dhe ekranet që shfaqin oraret e mbërritjes në kohë reale.
Our own hardware & software
Pajisje GPS, programe të integruara dhe softuer për menaxhimin e automjeteve, të përshtatura sipas llojit të automjeteve dhe nevojave të operimit.
Live location & route history
Shikoni automjetet në hartë në kohë reale, rishikoni udhëtimet e mëparshme dhe kontrolloni itineraret, ndalesat, kohëzgjatjen e udhëtimit, shpejtësinë dhe distancën e përllogaritur nga GPS-i.
OBD-II & vehicle diagnostics
Për automjetet që mbështesin lidhjen OBD/CAN, merrni të dhëna si kilometrazhi, rrotullimet e motorit, shpejtësia, tensioni, parametrat e motorit dhe kodet e defekteve.
Mileage & fleet reports
Kilometrat e përshkuar në ditë dhe muaj, udhëtimet, koha e punës, ndalesat dhe aktiviteti i automjeteve, me raporte për secilin automjet dhe për të gjithë flotën.
Speeding & activity alerts
Njoftime për tejkalimin e shpejtësisë, lëvizjen e automjeteve, gjendjen e ndezjes së motorit kur mbështetet nga sistemi, lëvizjet e pazakonta dhe ngjarje të tjera të automjeteve që mund të përcaktohen sipas nevojës.
Geofencing & security
Përcaktoni zonat e lejuara, depot ose vendet e punës dhe merrni njoftime kur automjetet hyjnë ose dalin prej tyre. Sistemi mundëson gjithashtu njoftime për shkëputjen e furnizimit me energji dhe lëvizjet e paautorizuara.
Stops, idling & service
Kontrolloni kohën e parkimit dhe të qëndrimit me motor të fikur, si dhe orarin e punës kur të dhënat janë të disponueshme. Konfiguroni njoftime për mirëmbajtjen e automjeteve sipas kilometrave të përshkuar ose intervaleve kohore.
Multi-vehicle fleet management
Organizoni automjetet dhe shoferët në grupe, përcaktoni nivelet e qasjes për përdorues të ndryshëm dhe monitoroni aktivitetin në disa lokacione.
Web, mobile & integrations
Përdoreni sistemin nga kompjuteri ose telefoni, me mundësi për panel kontrolli të personalizuar, aplikacion mobil dhe integrim përmes API-së me softuerët e tjerë që përdorni.
GPS tracking & operational features
Vendndodhja e automjetit në kohë reale, pozicioni i fundit i regjistruar, gjendja e lëvizjes dhe rishikimi i plotë i itinerarit.
Oraret e nisjes dhe përfundimit të udhëtimeve, kilometrat e përshkuar, vendndodhjet dhe kohëzgjatja e ndalesave, si dhe historiku i shpejtësisë së automjetit.
Njoftime për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, hyrjen dhe daljen nga zonat e përcaktuara, si dhe njoftime të personalizueshme sipas nevojave tuaja.
Monitorimi i ndezjes së automjetit, koha e qëndrimit me motor të ndezur dhe orari i punës, kur pajisja GPS lidhet me sinjalet përkatëse të automjetit.
Profile automjetesh e shoferësh, grupe, llogari përdoruesish, të drejta qasjeje dhe historik aktiviteti me mundësi kërkimi.
Menaxhim përmes platformës web me qasje nga telefoni, përmbledhje të udhëtimeve dhe raporte ditore ose mujore për flotën e automjeteve.
Mundësi integrimi me sistemet e informimit të udhëtarëve, logjistikës, operacioneve të shërbimit dhe programeve të tjera të biznesit.
OBD vehicle data & optional equipment
Mundësi lidhjeje përmes OBD-II ose CAN për marrjen e të dhënave nga veturat, furgonët dhe automjetet e tjera të përputhshme me këtë sistem.
Kilometrazhi i raportuar nga automjeti, kur është i disponueshëm. Kilometrat e përllogaritur nga GPS-i paraqiten veçmas në raportet e itinerareve dhe udhëtimeve.
Në varësi të automjetit, mund të merren të dhëna për rrotullimet e motorit, shpejtësinë, temperaturën e ftohësit, tensionin elektrik, nivelin e karburantit dhe kodet e defekteve.
Njoftime për mirëmbajtjen e automjeteve, sipas kilometrave të përshkuar, kohës së punës së motorit ose intervaleve të përcaktuara të servisit.
Pajisjet GPS mund të përfshijnë memorie për ruajtjen e të dhënave dhe sensorë shtesë, në varësi të konfigurimit të zgjedhur.
Përputhshmëria me OBD/CAN dhe të dhënat e sakta diagnostikuese duhet të verifikohen për secilin model automjeti dhe pajisjen e instaluar.
Trotinetë elektrike për përdorim të përbashkët, të projektuara dhe prodhuara nga ne, nga korniza deri te programimi. Elektronikë, bateri dhe aplikacion të programuar nga ne.
TROTI është sistemi ynë i trotinetëve elektrikë për përdorim të përbashkët, i prodhuar në Maqedoni. Ne kemi projektuar vetë kornizën, elektronikën, baterinë dhe softuerin, duke mundësuar monitorimin, kufizimin e shpejtësisë dhe mirëmbajtjen e çdo trotineti nga një qendër e vetme kontrolli. Jemi të licencuar për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve, prandaj edhe bateritë prodhohen ne fabrikën tonë. TROTI është projektuar për rrugët e qytetit, jo për laboratorë: është i qëndrueshëm, rezistent ndaj vandalizmit dhe i lehtë për t’u përdorur.
Licensed battery maker
Jemi të licencuar për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve. Projektojmë dhe prodhojmë bateri sipas kërkesave për trotinetë elektrike, biçikleta elektrike, sisteme të ruajtjes së energjisë dhe pajisje të tjera.
Rider app
Zhblloko trotinetën me një QR kod, paguaj përmes aplikacionit, shiko zonat ku lejohet parkimi dhe kontrollo historikun e udhëtimeve.
Fleet control
Hartë në kohë reale, niveli i baterisë, shpejtësia dhe rregullat e zonave, njoftime për rrëzim ose ndërhyrje të paautorizuar dhe bllokim në distancë.
Built for the street
Kornizë çeliku, motor 500 W me frenim rigjenerues dhe elektronikë të projektuar nga ne, me sistem pozicionimi satelitor.
For your city or company
Mund ta operojmë TROTI në qytetin tuaj ose të ndërtojmë një flotë me brendin tuaj.
Technical details
Kornizë prej çeliku karboni, e prerë me laser fibër me saktësi 0,1 mm dhe e salduar me laser në atmosferë gazi inert.
E lyer me bojë pluhur përmes procesit elektrostatik, pa tretës kimikë, për qëndrueshmëri të lartë në kushte të jashtme.
Njësia jonë e kontrollit komunikon vazhdimisht me serverët tanë dhe menaxhon baterinë, shpejtësinë, motorin, zonat e parkimit dhe zonat ku ndalohet përdorimi i trotinetëve.
Dy sisteme të pavarura pozicionimi që përdorin GPS, GLONASS dhe Galileo, me gjurmim në kohë reale, 24/7.
Akselerometri, xhiroskopi dhe magnetometri zbulojnë rrëzimet dhe ndërhyrjet e paautorizuara, duke njoftuar operatorët.
Motor pa furça 48 V, 500 W, me frenim rigjenerues që rikthen energjinë në bateri gjatë frenimit.
Bateri litium e prodhuar sipas kërkesave, nën licencën tonë për prodhimin e baterive litium dhe akumulatorëve.
Bateria ka kaluar me sukses testet UN 38.3 në një laborator të akredituar.
Sisteme të integruara për transportin publik: validues biletash në autobusë, karta dhe bileta PrePaid të printuara, aplikacione mobile për udhëtarët dhe një platformë e vetme për menaxhimin e tarifave, linjave dhe operacioneve.
Ne prodhojmë validues elektronikë të biletave për autobusë, së bashku me firmware-in, programet e menaxhimit dhe aplikacionet për udhëtarët, duke integruar të gjithë sistemin e transportit në një platformë të vetme. Udhëtarët mund të përdorin karta RFID me parapagesë (PrePaid), bileta të printuara ose kode QR në telefon, ndërsa validuesi kontrollon vlefshmërinë e biletës ose abonimit dhe jep sinjalizime përmes ekranit me ngjyra, treguesve LED dhe, sipas kërkesës, mesazheve zanore.
Prodhojmë dhe personalizojmë edhe biletat e kartelat fizike: kartela inteligjente PVC të ripërdorshme, dizajn sipas porosisë, numra serikë dhe kode QR, me printim direkt në të dy anët. Software-i mbështet kreditin me parapagesë, udhëtimet individuale, abonimet dhe kategoritë e udhëtarëve, me çmime, afate dhe rregulla sipas konfigurimit.
Për udhëtarët zhvillojmë aplikacione iOS/Android me brendin e operatorit, për linja e stacione të afërta, orare, planifikim udhëtimi, gjurmim live të autobusëve kur ka GPS, si dhe blerje e përdorim biletash digjitale. Për operatorin, platforma web bashkon automjetet, validatorët, shoferët, kontrollorët, lëshimin e kartelave, shitjet, pagesat dhe raportet.
Onboard ticket validators
Pajisje me skaner QR/barkod, lexues RFID pa kontakt, ekran me ngjyra, sinjale LED dhe mesazhe zanore të konfigurueshme.
Prepaid & personalized smart cards
Kartela transporti të ripërdorshme me kredit ose abonim, identifikues unikë, dizajn sipas porosisë dhe printim të dyanshëm.
Printed & digital tickets
Bileta letre, QR e barkod dhe bileta mobile për një udhëtim, disa udhëtime ose periudhë të caktuar.
Passenger apps — iOS & Android
Aplikacione me brendin tuaj për bileta digjitale, blerje, kontroll saldoje, rinovim abonimesh, stacione të preferuara, linja dhe njoftime.
Routes, stops & live information
Hartat e linjave, listat e stacioneve, oraret e udhëtimit, planifikimi i itinerarit dhe pozicionet e autobusëve në kohë reale, si dhe informacioni për mbërritjen e tyre, kur sistemi është i lidhur me GPS.
Fares, payments & subscriptions
Bileta për një udhëtim, pagesa nga krediti i parapaguar, abonime mujore ose vjetore, tarifa të reduktuara për kategori të veçanta dhe integrim i pagesave online, me mundësi konfigurimi të tarifave sipas nevojave të sistemit.
Driver & inspector tools
Identifikimi i shoferëve dhe regjistrimi i turneve të punës, kontrolli i biletave, verifikimi i vlefshmërisë së kartave, regjistrimi i aktiviteteve të kontrollorëve dhe përcaktimi i të drejtave të qasjes sipas rolit të secilit operator.
Central transport management
Menaxhoni automjete, linja, kartela, udhëtarë, bileta dhe pajisje nga paneli web, me histori, statistika dhe raporte financiare.
Passenger information displays
Ekrane LED ose digjitale, sipas kërkesës, në stacione dhe brenda autobusëve, për shfaqjen e numrave të linjave, destinacioneve, stacioneve të ardhshme dhe kohës së parashikuar të mbërritjes.
Connectivity & device monitoring
Komunikim përmes Ethernet-it dhe Wi-Fi-së, monitorim i statusit të pajisjeve, konfigurim në distancë, rilidhje automatike dhe ruajtje lokale e të dhënave gjatë ndërprerjeve të rrjetit.
Onboard validators & ticket media
Validues elektronikë të biletave të projektuar për autobusë, me furnizim të mbrojtur me energji nga sistemi elektrik i automjetit, montim të sigurt dhe personalizim të panelit të përparmë me logon dhe identitetin vizual të klientit.
Lexim i barkodeve 1D/2D dhe kodeve QR nga biletat e printuara, kartat plastike dhe ekranet e telefonave inteligjentë.
Opsione për leximin pa kontakt të kartave me frekuencë të ulët ose të lartë, të përzgjedhura sipas teknologjisë së kartave të transportit.
Ekran TFT me ngjyra, sinjalizim me drita LED RGB të dukshme për shoferin dhe njoftime zanore të personalizueshme për biletat e vlefshme, abonimet e skaduara ose mungesën e kreditit të mjaftueshëm.
Karta transporti PVC të printuara me dizajn të personalizuar, numër serial unik dhe kode QR, me dizajne të ndryshme sipas kategorive të udhëtarëve.
Menaxhimi i kartave të transportit, rimbushja e kreditit, aktivizimi i biletave, kontrolli i afatit të vlefshmërisë, bllokimi i kartave të humbura dhe zëvendësimi i tyre.
Passenger apps & ticketing platform
Aplikacione mobile për udhëtarët, të personalizuara me logon dhe identitetin vizual të klientit, për iOS dhe Android, me linjat, stacionet, oraret e udhëtimit dhe portofolin digjital të biletave.
Bileta për një udhëtim, udhëtime me parapagesë, abonime me afat të caktuar dhe tarifa të veçanta për studentët, të moshuarit, banorët ose kategori të tjera të përcaktuara të udhëtarëve.
Mundësi për blerjen e biletave online, integrim të pagesave me kartela bankare, rimbushje të kreditit dhe rinovim të abonimeve.
Kërkimi i linjave, gjetja e stacioneve pranë vendndodhjes, ruajtja e linjave të preferuara, hartat me pozicionet e autobusëve në kohë reale dhe koha e parashikuar e mbërritjes, kur mundësohen nga të dhënat GPS dhe oraret e udhëtimit.
Njoftime për shërbimet, ndryshime të linjave dhe njoftime automatike në telefon, me përmbajtje të menaxhuar nga platforma e operatorit të transportit.
Management, communication & reporting
Panel qendror web për linja, automjete, stacione, orare, tarifa, përdorues, kartela dhe validatorë.
Historiku i transaksioneve dhe validimeve të biletave, kategoritë e udhëtarëve, raportet e shitjeve, evidenca e turneve të shoferëve dhe aktivitetet e kontrollorëve.
Komunikim i pajisjeve përmes Ethernet-it ose Wi-Fi-së, lidhje të enkriptuara me serverin dhe menaxhim në distancë me konfigurime të personalizueshme.
Ruajtja lokale e të dhënave gjatë ndërprerjeve të rrjetit, rilidhja automatike dhe sinkronizimi sapo të rikthehet lidhja. Validimi i biletave pa internet varet nga konfigurimi i zgjedhur i sistemit.
Integrim opsional me sistemet GPS për gjurmimin e autobusëve, ekranet informuese për udhëtarët, platformat e pagesave dhe sistemet ekzistuese të komunës ose operatorit të transportit.
Semaforë për kryqëzime rrugore, nga njësia e kontrollit deri te dritat sinjalizuese.I prodhojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë.
Ne prodhojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë semaforë për kryqëzime rrugore, duke përfshirë njësitë e kontrollit, dritat sinjalizuese, shtyllat dhe kabllot. Njësitë e kontrollit mund të monitorohen dhe konfigurohen në distancë përmes rrjetit GSM. Gjithashtu, prodhojmë dhe furnizojmë shenja rrugore sipas standardeve të Maqedonisë.
Complete intersections
Njësi kontrolli, semaforë LED, numërues të kohës së mbetur, shtylla dhe kabllim, të gjitha të gatshme për funksionim.
Smart control
Kohëzgjatje fikse e sinjalit ose ndezje e dritës së gjelbër sipas fluksit të trafikut, përmes sensorëve në rrugë. Programet mund të ndryshohen në distancë përmes rrjetit GSM.
Safe for pedestrians
Butona për këmbësorët me sinjal zanor për personat e verbër dhe numërues të kohës për kalimin e rrugës.
Road signs
Shenja rreziku, detyrimi, ndalimi dhe informimi sipas standardeve të Maqedonisë së Veriut.
Maintenance
Projektim, montim dhe mirëmbajtje, me ndërhyrje të shpejtë në rast defekti.
Technical details
Kontrollues semaforik për deri në 32 grupe sinjalizuese, me komunikim përmes GSM/GPRS.
Module detektimi për 2 ose 4 qarqe induktive në rrugë dhe modul të integruar për testim.
Sinjalizues LED Ø300 dhe Ø210 mm, të certifikuar sipas EN 12368.
Kohëmatës me numërim mbrapsht deri në 99 sekonda për shoferë dhe këmbësorë.
Butona me sinjal zanor për këmbësorët e verbër, me volum që përshtatet sipas nivelit të zhurmës në rrugë.
Kabinet çeliku rezistent ndaj motit, sipas DIN 43629.
Shenja rrugore sipas standardeve të Maqedonisë: shenja rreziku, urdhëruese, informuese dhe sinjalizuese me ndriçim.
Rezervimet e dhomave, regjistrimi automatik i mysafirëve, kontrolli elektronik i dyerve dhe menaxhimi i hotelit në një sistem të vetëm, me pajisje të personalizuara, softuer menaxhimi dhe aplikacione mobile.
Menaxhoni hotele, hostele, apartamente dhe bujtina përmes një platforme të vetme. Administroni rezervimet, disponueshmërinë e dhomave, regjistrimin dhe largimin e mysafirëve, profilet e tyre, pastrimin dhe mirëmbajtjen. Lidhni kalendarin e rezervimeve me faqen tuaj të internetit dhe, kur mundësohet, me platformat e jashtme të rezervimeve dhe sistemet e menaxhimit të kanaleve, në mënyrë që disponueshmëria e dhomave dhe rezervimet të përditësohen në sinkronizim.
Klientët mund të marrin para mbërritjes një kod hyrjeje të përkohshëm, kod QR ose çelës digjital, ose të përdorin kartelë RFID/NFC për hyrjen në dhomë. Kodi i hyrjes mund të hapë derën elektronike të përshtatshme ose një kuti të sigurt ku ruhet çelësi fizik apo kartela e hyrjes. Kjo është zgjidhje praktike për hostele dhe objekte pa recepsion 24 orë. Të drejtat e hyrjes mund të aktivizohen automatikisht sipas datave të rezervimit dhe të ndryshohen ose çaktivizohen nga distanca.
Ne projektojmë gjithashtu kontrolluesit elektronikë, lexuesit e kartelave, sistemet e lidhjes me dyert, programet dhe aplikacionet mobile që mundësojnë funksionimin e sistemit. Recepsioni mund të shohë në një panel të vetëm rezervimet, gatishmërinë e dhomave, aktivitetin e hyrjeve dhe gjendjen e dyerve të lidhura me sistemin. Të drejtat e përdorimit përcaktohen veçmas për mysafirët, stafin e pastrimit, mirëmbajtjen dhe menaxhmentin. Pajisjet dhe programet mund të përshtaten sipas nevojave të objektit ose të ofrohen me markën e një kompanie tjetër.
Reservations & room booking
Kalendari i dhomave, disponueshmëria, rezervimet e mysafirëve, regjistrimi dhe largimi i tyre, kohëzgjatja e qëndrimit, caktimi i dhomave dhe historiku i rezervimeve.
Booking platform integration
Lidhni faqen e internetit të objektit me platformat e jashtme të rezervimeve dhe sistemet për menaxhimin e tyre që mbështeten nga platforma, për të sinkronizuar rezervimet, disponueshmërinë e dhomave dhe çmimet.
Self-check-in & guest access
Dërgoni udhëzimet për mbërritjen dhe një kod hyrjeje me afat të caktuar, kod QR ose çelës digjital në telefon para mbërritjes së mysafirëve, pa pasur nevojë që recepsioni t’u dorëzojë çelësin.
RFID, NFC & QR room keys
Lexues elektronikë në dyer për kartela RFID/NFC, kode QR dhe kredenciale digjitale në telefon, me hyrje të kufizuar vetëm në dhomat e caktuara dhe brenda periudhës së vlefshmërisë së lejes.
PIN locks & secure key boxes
Tastiera me kode dhe kutitë elektronike për ruajtjen e çelësave, të përshtatshme për hostele dhe apartamente. Një kod hyrjeje me afat të caktuar ose skanimi i kodit QR mund të hapë një derë të pajisur me sistem elektronik ose të mundësojë marrjen e çelësit fizik apo kartelës së dhomës.
Doors & common-area access
Kontroll i bravave të dhomave, dyerve hyrëse, mbyllësve elektrikë dhe hyrjes në korridore, zona të përbashkëta ose ambiente vetëm për staf.
Live room & door status
Shikoni në kohë reale cilat dhoma janë të rezervuara, cilat kanë klientë të regjistruar dhe cilat janë gati për përdorim. Gjithashtu, kontrolloni nëse dyert janë të hapura apo të mbyllura, kur ato janë të pajisura me sensorë përkatës.
Access history & permissions
Regjistrime me datë dhe orë për hyrjet e lejuara, tentativat e refuzuara dhe veprimet e operatorëve, me të drejta të veçanta hyrjeje për klientët, stafin e pastrimit dhe teknikët.
Housekeeping & room readiness
Listat e pastrimit për dhomat pas largimit të klientëve dhe për ato ku qëndrojnë ende, caktimi i detyrave për stafin dhe statuset e dhomave, si në pastrim, të kontrolluara, gati për klientë ose jashtë përdorimit.
Maintenance & alerts
Raportimi i defekteve, caktimi i detyrave të mirëmbajtjes dhe marrja e njoftimeve për probleme me dyert, bravat, lidhjen e sistemit ose sensorët e dhomave, në varësi të pajisjeve të instaluara.
Payments & property operations
Mundësi për parapagimin e rezervimeve, integrim me sistemet e pagesave, lëshimin e faturave ose konfirmimeve të pagesës, statistika të shfrytëzimit të dhomave dhe raporte për funksionimin e objektit.
Custom hardware & management apps
Kontrollues elektronikë për dyer, lexues kartelash, pajisje elektronike për kutitë e çelësave, panele menaxhimi përmes internetit dhe aplikacione për iOS dhe Android me markën tuaj, të përshtatura për një objekt ose për disa lokacione.
Guest check-in & electronic access
çelësa individual për çdo dhomë: kartela RFID/NFC, kode QR në telefon ose kode hyrjeje në tastierë, me mundësi përcaktimi të orarit të regjistrimit, afatit të vlefshmërisë dhe çaktivizimit të tyre.
Hyrje vetëshërbyese për hotele pa recepsion, hostele dhe apartamente pushimi, me mundësi përdorimi të kutive për çelësa ose dollapëve për kartela, që hapen me kod hyrjeje ose kod QR.
Një kartelë ose kod hyrjeje mund të konfigurohet për të hapur dhomën e klientit dhe dyert e përbashkëta ku ai ka të drejtë të hyjë. Kartelat ose kodet e stafit mund të kufizohen sipas kateve, dhomave dhe orarit të punës, në mënyrë që secili të ketë qasje vetëm në hapësirat për të cilat është i autorizuar.
Regjistrat e hyrjeve tregojnë se kush e ka përdorur kartelën ose kodin e caktuar, në cilën derë dhe në çfarë kohe. Për të kontrolluar nëse dera është e hapur apo e mbyllur dhe për të marrë njoftime kur qëndron e hapur për një kohë të gjatë, nevojiten sensorë të përshtatshëm dhe pajisje elektronike të lidhura me sistemin.
Mundësi për kufizimin e hyrjeve të përsëritura me të njëjtën kartelë, bllokimin e kartelave të humbura, hapjen e dyerve nga distanca dhe dhënien e lejeve të përkohshme të hyrjes për stafin e pastrimit, kontraktorët ose personelin e emergjencës, në varësi të pajisjeve të dyerve dhe rregullave të hyrjes.
Reservations, housekeeping & hotel management
Kalendar i rezervimeve me datat e mbërritjes dhe largimit, llojet e dhomave, të dhënat e klientëve, çmimet, disponueshmërinë e dhomave, konfirmimet dhe informacionin se nga cili kanal është bërë rezervimi.
Mundësi lidhjeje me Booking.com dhe platforma të tjera rezervimi të mbështetura, përmes API-ve, sistemeve për menaxhimin e kanaleve të rezervimit ose sinkronizimit të kalendarëve.
Panel për recepsionin që tregon statusin e çdo dhome: e rezervuar, me klientë të regjistruar, pas largimit të klientëve, e lirë, në pritje të pastrimit, në pastrim, e gatshme për klientët ose jashtë përdorimit. Qasja në panel kufizohet sipas rolit dhe detyrave të secilit punonjës.
Listat e detyrave të pastrimit, konfirmimi i kontrollit të dhomave, kërkesat për mirëmbajtje, historiku i caktimit të detyrave dhe njoftimet për personelin përkatës.
Mundësi për pagesa online, parapagime, fatura, komunikim me klientët, raporte mbi shfrytëzimin e dhomave dhe menaxhimin e disa objekteve, në varësi të moduleve të përzgjedhura.
Hardware, software & integration
Kontrollues elektronikë të personalizuar për hyrjen, lexues RFID/NFC dhe QR, tastiera për kodet e hyrjes, pajisje me rele ose kontakte elektrike për hapjen e dyerve, tregues të gjendjes dhe mekanizma të sigurt për nxjerrjen e çelësave ose kartelave.
Administrim përmes internetit, platforma për klientët dhe stafin, si dhe aplikacione opsionale për iOS dhe Android me identitetin vizual të biznesit dhe leje të përshtatura për secilin përdorues.
Integrim me brava elektrike kompatibile, sensorë pozicioni dyersh, alarme dhe automatizim opsional dhomash për ndriçim, energji ose prani.
Sistemi mund të instalohet në server lokal, në cloud ose në një konfigurim të kombinuar, sipas nevojave. Hyrja pa internet varet nga konfigurimi i kontrolluesve dhe të dhënat e identifikimit të ruajtura lokalisht.
Llogari të sigurta për stafin, nivele të ndryshme autorizimi, ruajtje të konfigurueshme të historikut të ngjarjeve, kopje rezervë, përditësime dhe lidhje me programet ekzistuese për menaxhimin e objektit.
Sisteme kamerash IP dhe analoge për ndërtesa, biznese dhe mbikëqyrje të qytetit – nga instalimi deri te monitorimi dhe menaxhimi inteligjent i sigurisë.
Instalojmë sisteme kamerash për zyra, dyqane, fabrika, ndërtesa banimi dhe objekte të mëdha. Pamjet live, regjistrimet dhe alarmet menaxhohen nga një sistem i vetëm, i qasshëm nga kompjuteri ose telefoni. Kamerat mund të integrohen edhe në faqen tuaj të internetit ose në programin tuaj, pa pasur nevojë për aplikacion të veçantë nga prodhuesi i kamerave.
IP & analog cameras
Kamera për ambiente të brendshme dhe të jashtme, me pamje të qartë edhe në errësirë dhe mundësi zmadhimi. Instalime të plota për ndërtesa dhe objekte të mëdha.
AI detection & alerts
Detektim personash, automjetesh e objektesh, ndjekje lëvizjeje dhe njoftime automatike me kamera dhe regjistrues kompatibilë.
Alarm system integration
Lidhja e kamerave me alarmet, kontrollin e hyrje-daljeve dhe dyert automatike, për menaxhim të përbashkët të sigurisë.
Web & mobile monitoring
Shikoni pamjet live dhe regjistrimet nga faqja juaj e internetit, aplikacioni ose platforma juaj, me qasje të kontrolluar për çdo përdorues.
Recording & backup
Incizim DVR/NVR, serverë lokalë, ruajtje videoje dhe kopje opsionale jashtë objektit ose në cloud, me afat ruajtjeje të konfigurueshëm.
Control rooms & city systems
Qendra monitorimi për kompani sigurimi, kampuse dhe rrjete kamerash të qytetit, me video walls, alarme dhe qasje në disa lokacione.
Votim elektronik për këshilltarët komunalë, mikrofona për mbledhje, shfaqje të pjesëmarrjes në kohë reale, përkthim simultan dhe transmetim profesional me video.
Sisteme të plota për këshillat komunalë, sallat e kuvendeve dhe konferencave. Këshilltarët identifikohen me kartelë RFID, regjistrojnë pjesëmarrjen dhe votojnë me butona: Për, Kundër ose Abstenim. Operatori sheh kush është i pranishëm dhe si ka votuar secili. Rezultatet shfaqen menjëherë në ekran dhe ruhen në sistem.
Sistemi përfshin terminale votimi sipas kërkesës, program për menaxhimin qendror dhe ekran për shfaqjen e rezultateve. Sipas nevojës, mund të pajiset edhe me mikrofona për këshilltarët, kontrolle për drejtuesin e mbledhjes, përkthim simultan, regjistrim audio dhe video, si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, faqe interneti ose televizion.
RFID identification & presence
Këshilltarët identifikohen me kartelë në vendet e tyre. Pjesëmarrja kontrollohet dhe shfaqet në kohë reale, duke treguar kush është i identifikuar, kush mungon dhe cilat vende nuk janë të lidhura me sistemin.
Electronic voting terminals
Pajisje individuale për çdo këshilltar, me butona Për, Kundër dhe Abstenim, tregues me drita dhe regjistrim automatik të votave.
Live voting & presence displays
Në ekran shfaqen emrat e këshilltarëve, numri i të pranishmëve, statusi i votimit dhe rezultatet, sipas nevojave të çdo këshilli komunal.
Meeting management & vote records
Hapni votimin, ndiqni përgjigjet dhe shihni kush dhe si votoi në panelin e autorizuar, me regjistra e raporte për çdo pikë rendi dite.
Conference microphones
Sisteme mikrofonash për këshilltarët dhe kryesuesin, me kërkesa për fjalë, kontroll të mikrofonave dhe menaxhim të rregullt të diskutimeve.
Simultaneous interpretation
Sisteme përkthimi shumëgjuhësh, konzola për përkthyes dhe kanale dëgjimi për mbledhje dygjuhëshe ose shumëgjuhëshe.
Recording & live broadcasting
Regjistrim incizimesh me disa kamera dhe audio profesionale, me transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, YouTube ose faqen tuaj të internetit, si dhe për transmetime televizive dhe satelitore.
Central control & archives
Menaxhoni pajisjet e votimit, mikrofonat, qasjen e operatorëve, procesverbalet e mbledhjeve dhe arkivin audio/video nga një pikë e vetme kontrolli.
Council voting & attendance
Identifikimi me kartelë në çdo tavolinë lidh secilin anëtar me vendin e tij të votimit dhe regjistron kohën e pranisë.
Votimi hapet dhe mbyllet nga paneli i administrimit. Votat Për, Kundër dhe Abstenim mblidhen për çdo mbledhje dhe pikë të rendit të ditës.
Prania live mund të kërkohet veçmas votimit: ekranet tregojnë anëtarët e identifikuar dhe numrin total.
Stafi i autorizuar shqyrton votat individuale, totalet, praninë dhe mbledhjet e regjistruara; raportet përdoren për procesverbale.
Pajisjet komunikojnë me kontrollorin qendror në rrjet kabllor të projektuar për sallën e këshillit, me monitorim të gjendjes dhe lidhjes së pajisjeve.
Conference audio, interpretation & broadcasting
Mikrofona delegatësh, kontroll i kryesuesit, kërkesa për fjalë, përforcim zëri dhe shpërndarje opsionale audioje në sallë.
Përkthim simultan me pajisje për përkthyes dhe kanale të ndara dëgjimi.
Mbulim me kamera, kalim ndërmjet tyre, miksim zëri, incizim mbledhjesh dhe transmetim live në kanale publike ose private.
Mund të integrohen dalje për studio televizive, pajisje transmetimi në terren dhe partnerë satelitorë.
Grafika dhe logo sipas kërkesës, paraqitje në ekran të pranisë dhe votimit në kohë reale, si dhe arkivim i ngjarjeve.
Kioska vetëshërbimi të prodhuara sipas kërkesës për pagesa parkimi, transporti, faturash dhe shërbimesh, të pajisura me komponentë elektronikë, pajisje për pagesa dhe softuer për menaxhim.
Ne projektojmë dhe prodhojmë kioska pagesash për komuna, operatorë të transportit, parkingje, kompani dhe institucione publike. Një kioskë e vetme mundëson kryerjen e disa shërbimeve, si pagesa e parkimit, pagesa e faturave të shërbimeve komunale, blerja e biletave, lëshimi i kartelave të reja PrePaid dhe mbushja e kartelave ekzistuese me kredit. Kioskat mund të lidhen me sistemet ekzistuese përmes API-së së tyre ose mund të zhvillojmë një platformë të plotë për pagesa dhe administrim.
Çdo pajisje përshtatet sipas vendndodhjes dhe nevojave të përdoruesve. Mund të zgjidhni ekran me ngjyra me ose pa prekje, tastierë fizike, skaner për barkode dhe QR kode, lexues kartelash pa kontakt, pajisje për lëshimin ose mbledhjen e kartelave, printer termik, kamerë dhe ndriçim LED të programueshëm. Trupi metalik, vendosja e komponentëve, paneli i përparmë dhe pamja përfundimtare mund të personalizohen sipas kërkesave të projektit.
Operatorët mund të monitorojnë në distancë pagesat, paratë e disponueshme në pajisje, numrin e kartëmonedhave dhe gjendjen teknike të kioskës. Për siguri shtesë, mund të instalohen sensorë për hapjen e dyerve, alarme për hapje të paautorizuar ose lëvizje të pajisjes, kamera vëzhgimi dhe bravë elektronike për mirëmbajtje. Personeli i autorizuar mund të menaxhojë qasjen për grumbullimin e parave përmes telefonit ose një paneli online, ndërsa çdo hapje e pajisjes dhe grumbullim i parave regjistrohet me datë dhe orë.
Parking, bills & invoice payments
Një pikë vetëshërbimi për parkim, shërbime komunale, fatura, shërbime publike dhe pagesa të tjera të integruara.
Tickets & prepaid cards
Shitje biletash, lëshim i kartelave të reja të transportit ose anëtarësimit, mbushje e kartelave PrePaid me kredit dhe, sipas nevojës, mbledhje ose ripërdorim i kartelave.
QR, barcode & RFID/NFC
Skanim i faturave, biletave të parkimit dhe kodeve QR nga telefoni, si dhe identifikim i përdoruesve dhe kartelave përmes lexuesve pa kontakt kompatibilë.
Touchscreen or physical controls
Ekrane me ngjyra në madhësi të ndryshme, me ose pa prekje, tastierë PIN, ndërfaqe shumëgjuhëshe dhe udhëzime hap pas hapi.
Custom kiosk hardware
Konstruksion çeliku CNC, ngjyra RAL, vendosje fleksibile pajisjesh, kamera, printer, LED dhe logo me ndriçim.
Cash & electronic payments
Pranim bankënotash dhe opsionalisht monedhash, terminale kartelash dhe pagesa online përmes ofruesve kompatibilë, me pajisje fiskale kur kërkohet.
Live cash & collection status
Kontrolloni në distancë shumën totale të transaksioneve, vlerën e parave të regjistruara, numrin e kartëmonedhave dhe historikun e grumbullimit të parave, në varësi të pajisjeve të instaluara për pranimin dhe menaxhimin e tyre.
Security & controlled access
Sensorë për zbulimin e ndërhyrjeve dhe hapjes së dyerve të kabinetit, alarme për lëvizje të pajisjes, kamerë vëzhgimi sipas kërkesës dhe brava elektronike për qasje të kontrolluar gjatë mirëmbajtjes.
Remote management & alerts
Monitoroni në kohë reale nëse kioskat janë online apo offline, defektet, nivelin e letrës në printer, njoftimet për paratë dhe aktivitetin e pajisjeve. Menaxhoni të gjitha kioskat e lidhura nga një platformë e vetme, edhe kur ndodhen në lokacione të ndryshme.
Software & system integration
Lidhni kioskat me sistemin tuaj ekzistues për faturim ose shitjen e biletave, ose përfitoni një zgjidhje të plotë që përfshin sistemin qendror, aplikacionin për telefona, panelin e menaxhimit dhe raportet.
Kiosk equipment & available options
Kabinë metalike e prodhuar sipas kërkesës, ndarje të sigurta për mirëmbajtje, lyerje me pluhur elektrostatik, logo me ndriçim përmes prerjeve në metal dhe ndriçim RGB/LED të programueshëm.
Ekran me ngjyra, me ose pa prekje, tastierë fizike për PIN ose për shkrim, menu e përshtatur sipas nevojave dhe udhëzime me zë ose në ekran, në disa gjuhë.
Skaner për QR kode dhe barkode, lexues RFID/NFC, kamerë opsionale për dokumente identifikimi, printer termik për fatura dhe printer për bileta, sipas shërbimeve të ofruara.
Dispenser opsional për lëshimin e kartelave PrePaid, pajisje për mbledhjen e kartelave dhe lexues/shkrues për lëshimin, rimbushjen ose kthimin e kartelave të mbështetura nga sistemi.
Pranues i kartëmonedhave, module opsionale për monedha, pajisje për kthimin e kusurit dhe terminal për pagesa me kartelë bankare, sipas konfigurimit të pagesave.
Cash monitoring, security & service
Monitorim në distancë i transaksioneve, shumës së parave të grumbulluara që nga shërbimi i fundit, numrit të kartëmonedhave dhe monedhave sipas vlerës kur mbështetet nga sistemi, statusit të pagesave dhe raporteve të rakordimit financiar.
Njoftime për përfundimin e letrës së faturave, kasetën e parave të mbushur ose gati të mbushur, ndërprerjet e komunikimit, defektet teknike dhe nevojën për mirëmbajtje, kur pajisja ka sensorët përkatës.
Sisteme opsionale për zbulimin e lëvizjeve dhe dridhjeve, sensorë për hapjen e dyerve të kabinetit, alarme kundër hyrjes me forcë, kyçje elektronike për mirëmbajtje dhe lidhje me kamera.
Zhbllokim në distancë ose autorizim për grumbullimin e parave përmes platformës web ose aplikacionit mobil, me regjistrim të hyrjeve, orareve të grumbullimit, veprimeve të operatorëve dhe shumave të regjistruara.
Role dhe autorizime të veçanta për personelin që grumbullon paratë, teknikët, mbikëqyrësit dhe administratorët, si dhe historik i aktiviteteve për çdo kioskë.
Payments, software & connectivity
Pagesa për parkim dhe transport, rimbushje e kartelave PrePaid, shitje biletash, pagesa e faturave të shërbimeve komunale dhe shërbime të tjera të mbështetura nga terminali.
Integrim me platformat ekzistuese për faturim, parkim, shitje biletash dhe kontabilitet përmes API-ve të mbështetura, ose zhvillim i një sistemi të plotë administrimi sipas kërkesave tuaja.
Panel administrimi në web dhe aplikacion mobil opsional për menaxhimin e transaksioneve, monitorimin e kioskave, grumbullimin e parave, raportimin dhe konfigurimin në distancë.
Lidhje përmes Ethernet-it dhe, sipas nevojës, përmes Wi-Fi ose rrjetit celular. Infrastruktura mund të jetë lokale ose në cloud, në varësi të instalimit.
Pranimi i pagesave, lëshimi i faturave fiskale, rakordimi financiar dhe funksionimi pa internet konfigurohen sipas pajisjeve të zgjedhura, ofruesit të pagesave dhe kërkesave në fuqi.
Automate shitjeje dhe dollapë inteligjentë të prodhuar sipas kërkesës për produkte, pije, ushqime të lehta, kartela dhe dërgesa postare, me mënyra të ndryshme pagese, monitorim të stokut dhe kontroll në distancë nga një platformë e vetme.
Ne projektojmë dhe prodhojmë automate shitjeje për zyra, hotele, dyqane, stacione transporti, ndërtesa banimi dhe hapësira publike. Mund të zgjidhni një automat me përmasa të plota, një automat për pije të ngrohta dhe të ftohta, një model kompakt për montim në mur ose dollapë inteligjentë me ndarje të veçanta që hapen elektronikisht. Kabina, pajisjet elektronike, ndarjet për produkte, ekrani dhe dizajni grafik përshtaten sipas produkteve që dëshironi të shisni ose porosive që dëshironi të shpërndani.
Klientët mund të paguajnë me para në dorë, kartelë bankare, aplikacion mobil ose QR kod, sipas pajisjeve të pagesës të instaluara. I njëjti sistem mund të përdoret për shitjen e ushqimeve të lehta, pijeve të ftohta dhe të ngrohta, kartelave me parapagesë, biletave dhe produkteve të tjera, si dhe për marrjen e pakove dhe porosive përmes PIN-it, QR kodit ose kartelës së përshtatshme.
Programi ynë i menaxhimit mundëson monitorimin e shitjeve, gjendjes së produkteve, shumave të arkëtuara, statusit të automateve dhe njoftimeve përmes telefonit ose panelit online. Menaxhoni në distancë çmimet, produktet, autorizimet e përdoruesve dhe disa lokacione njëkohësisht, planifikoni furnizimin me produkte dhe kontrolloni çdo transaksion. Gjithashtu, mund të zhvillojmë aplikacione mobile për klientët, ekrane me dizajn të personalizuar dhe lidhje me sistemet ekzistuese të biznesit.
Snacks & product vending
Rafte të përshtatshme dhe mekanizma të ndryshëm për shpërndarjen e ushqimeve të lehta, produkteve të paketuara, artikujve të vegjël dhe aksesorëve.
Hot & cold drinks
Automate për shitjen e pijeve të ftohta në shishe dhe pijeve të ngrohta, me mundësi përzgjedhjeje të produkteve dhe kontroll të temperaturës aty ku ofrohet.
Compact & wall-mounted machines
Automate të vogla për montim në mur, modele për vendosje mbi banak dhe kabina të mëdha që vendosen në dysheme, të projektuara sipas hapësirës dhe produkteve që do të ofrohen.
Parcel lockers & pickup boxes
Dollapë inteligjentë me ndarje që hapen veçmas për dorëzimin e pakove, marrjen e çelësave dhe porosive. Hapja bëhet përmes një PIN-i, QR kodi ose kartelës së përshtatshme.
Cash, card & mobile payments
Pagesa me kartëmonedha dhe monedha, terminale për kartela bankare krediti dhe debiti, QR kod, kartela me parapagesë dhe aplikacione mobile, sipas pajisjeve të zgjedhura.
Cards, tickets & access codes
Shitja ose lëshimi i kartelave me parapagesë dhe biletave, skanimi i barkodeve dhe QR kodeve, si dhe identifikimi i përdoruesve përmes lexuesve RFID/NFC.
Live stock, sales & cash
Monitoroni në distancë produktet e mbetura, totalin e transaksioneve dhe shumën e parave të arkëtuara, përfshirë numrin e kartëmonedhave dhe monedhave, në varësi të sensorëve dhe moduleve të pagesës të instaluara.
Mobile app & web management
Monitoroni automatet, përditësoni produktet dhe çmimet, kontrolloni njoftimet, verifikoni shumat e arkëtuara dhe menaxhoni disa lokacione përmes telefonit ose platformës online.
Faults, refill & temperature alerts
Njoftime për mungesë produktesh, dështime në shpërndarje, ndërprerje të lidhjes me automatet, nevojë për furnizim me para ose letër, hapje të dyerve dhe tejkalim të kufijve të temperaturës, aty ku ka sensorë përkatës.
Security & service access
Brava elektronike për kabinën, sensorë për dyert, njoftime për ndërhyrje ose lëvizje të paautorizuar, kamera opsionale dhe regjistrim me datë e orë të hyrjeve dhe arkëtimeve.
Custom electronics & construction
Kontrollues elektronikë të prodhuar sipas kërkesës, programe të brendshme të pajisjeve, mekanizma për shpërndarjen e produkteve ose hapjen e dollapëve inteligjentë, kabina metalike, ekrane me prekje, tastiera dhe ndriçim LED opsional.
Business & delivery integration
Lidhja e automateve me platformat e përshtatshme për pagesa, menaxhimin e stokut, porositë dhe shërbimet e korrierëve, ose zhvillimi i një sistemi të plotë softuerik për automatet e shitjes dhe dollapët inteligjentë.
Machine types & available equipment
Automate për ushqime të lehta dhe produkte të ndryshme, pije të ftohta dhe të ngrohta, shitjen e kartelave me parapagesë dhe biletave, si dhe modele kompakte për montim në mur ose vendosje mbi banak.
Dollapë inteligjentë për dorëzimin e pakove dhe marrjen e porosive, me ndarje të veçanta që hapen elektronikisht, tastierë opsionale për PIN, skaner QR dhe mundësi identifikimi përmes RFID/NFC.
Kabina metalike të prodhuara sipas kërkesës, me përmasa të personalizueshme, funksionim me ose pa ekran, ekran opsional me prekje, butona, logo me ndriçim dhe drita LED për tregimin e statusit.
Mundësi të ndryshme pagese, me kartëmonedha, monedha, kthim kusuri, kartela bankare, kredit me parapagesë, aplikacione mobile ose QR kod për pagesë.
Sensorë dere, brava elektronike servisi, sensorë dridhjeje, temperature dhe diagnostikë opsionale sipas pajisjes.
Stock, payments & remote operation
Katalogu i produkteve, çmimet, disponueshmëria, historiku i shitjeve, lokacionet e automateve, regjistrimi i furnizimit me produkte dhe njoftimet për mungesë stoku. Saktësia e të dhënave për stokun varet nga mekanizmi i shpërndarjes dhe sensorët e përdorur.
Raporte në distancë për të ardhurat, blerjet e përfunduara dhe të dështuara, si dhe gjendjen e parave të gatshme ose numrin e kartëmonedhave, nëse pajisja e pagesës ofron këto të dhëna.
Historiku i mirëmbajtjes dhe sigurisë, me regjistrimin e hapjes së autorizuar të automateve, vizitave për arkëtim, njoftimeve nga sensorët dhe qasjes në ndarjet individuale të dollapëve inteligjentë.
Procese për korrierët ose hotelet: përzgjedhja e një ndarjeje për porosinë, gjenerimi i një PIN-i ose QR kodi njëpërdorimësh për marrjen e saj, përcaktimi i afatit të vlefshmërisë dhe regjistrimi i dorëzimit dhe marrjes së pakos.
Panel menaxhimi online dhe aplikacione opsionale për iOS dhe Android, me identitetin vizual të biznesit tuaj, të lidhura me platformat ekzistuese për menaxhimin e stokut, pagesave dhe porosive.