Sistem për menaxhimin e të punësuarve dhe orarit të punës
  • Kontrollim në kohë reale nga telefoni ose Kompjuteri
  • Identifikim biometrik
  • Regjistrim ose bllokim i të punësuarve nga distanca
  • Statistika të detajuara për çdo të punësuar

Sistemi ju mundëson

Të kontrolloni të punësuarit nëse janë paraqitur në punë
Të informoheni për kohën e qëndrimit të të punësuarve në ambientet e punës
Njoftim për të punësuarit që vonohen ose largohen më herët
Pasqyrim i detajuar i informacioneve për çdo të punësuar
Kontrollim nga telefoni ose kompjuteri nëpërmjet Panelit administrativ ose Aplikacionit
Llogari të veçanta në panelin e administrimit për të gjithë shfrytëzuesit
Informacione rreth mënyrës, kohës dhe lokacionit ku është bërë identifikimi

Kalkulimi i orarit

• Mënyra të ndryshme për kalkulimin e orarit të përshtatura sipas nevojave të kompanisë suaj.

• Llogaritje të veçanta për të punësuarit Part time ose me orar të plotë.

• Opsione për ndarjen e turneve të punës, caktimin e pauzave dhe pushimit vjetorë.




Lidhje e më shumë pajisjeve

Mundësi për vendosjen e më shumë pajisjeve të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet rrjetit duke ju mundësuar të punësuarve të identifikohen në cilëndo pajisje që e kanë më afër.

Identifikimi i të punësuarve mund të behët me këto mënyra

Shenjat e gishtave
Kartela Elektronike
Fjalëkalim (PIN)

Konektimi në rrjet

Pajisjet biometrike lidhen në internet me lidhje kabllore ose pa tel (wireless / WIFI ) që tju mundësojnë qasje 24 orë në të gjitha të dhënat nga distanca

Statistikat

Statistika të detajuara grupore dhe individuale për të gjithë të punësuarit për periudha të ndryshme

Ruajtja e të dhënave në CLOUD

• Të gjithë përdoruesit dhe statistikat e tyre regjistrohen në pajisjet lokale dhe në kohë reale regjistrohen edhe në cloud serverat e AR HOLDING. Kjo ju mundëson qasje direkte nga distanca tek të gjitha të dhënat.

• Regjistrimet automatike në bazën e të dhënave CLOUD mundësojnë që informatat të jenë të ruajtura edhe në qoftë se shkatërohen pajisjet.

• Të gjitha të dhënat në databazë janë të siguruara duke përdorur teknika të ndryshm dhe enkriptohen me algoritmin AES 256 bit.

• Në rast kur pajisjet nuk kanë qasje në internet, të dhenat grumbullohen dhe dërgohen në rrjet në momentin e parë që pajisjet konektohen në rrjet.

Paneli Administrativ

Platforma ONLINE për menaxhim ju ofron qasje deri tek të gjitha informatat në çdo kohë nga telefoni ose kompjuteri juaj

• Qasje speciale në platformë me akses të limituar për menaxherët ose udhëheqësit e reparteve.

• Printim i të dhënave dhe statistikave individuale ose grupore për periudha të caktuara